E ardhmja e Robbenit, mes Holandës dhe Italisë
05 dhjetor 2018
| 13:57
Arjen Robben ka konfirmuar se në fund të këtij sezoni do të largohet nga Bayern Munchen. Menjëherë kanë filluar të qarkullojnë lajme lidhur më të ardhmen e yllit holandez.
Interesim për të kanë shfaqur FC Groningen dhe PSV Eindhoven, por edhe në Itali janë të interesuara Milani, Napoli dhe Interi. Pavarësisht moshës skuadrat italiane besojnë në përvojën e madhe që ka Robben.
“Nëse gjithçka do të shkojë kështu siç është, atëherë sigurisht që do të vazhdoj të luaj diku tjetër. Por për momentin nuk e kam vendosur ende të ardhmen time, të shohim në muajt e ardhshëm. Do të flas edhe me familjen dhe më pas do të vendosim se çfarë do të bëjmë”, ka deklaruar Robben.
/Epoka e re/