E ardhmja e Shqipërisë është BE-ja, negociatat duhet të fillojnë
02 mars 2021
| 15:07
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka treguar për temat që ka diskutuar dje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton “Epoka e re”.
Në llogarinë e saj në “Twitter”, ajo ka shkruar se e ardhmja e Shqipërisë është BE-ja dhe negociatat duhet të fillojnë.
“Shumë e lumtur që u takova me Edi Ramën. Shqipëria mund të mbështetet tek BE-ja për rindërtimin pas tërmetit dhe përballimin e pandemisë. Shpresoj të vizitoj Shqipërinë së shpejti. Biseduam së bashku rreth çeljes së negociatave. Qëndrimi ynë është i qartë. E ardhmja e Shqipërisë është BE-ja dhe negociatat duhet të fillojnë”, shkruan ajo.