E ardhmja e Susos pritet të jetë në Angli
24 tetor 2019
| 14:31
Suso është gati t’i thotë lamtumirë Milanit, që në afatin kalimtar të janarit.
Siç raporton “The Sun”, Wolverhampton Wanderers dhe West Ham United, janë dy skuadrat që janë gati ta rrëmbejnë nga Milani.
Klauzola e lojtarit është 40 milionë euro dhe kuqezinjtë, kjo shifër do të ishte e kënaqshme nëse do të merrej. Kjo shifër do ta ndihmonte shumë klubin të përfitonte disa të ardhura dhe të vendoste balancën në financa.
Mbetet të shihet nëse spanjolli do të largohet në janar, apo do të qëndrojë në skuadrën kuqezi.