E ardhmja e Ukrainës varet nga betejat kryesore në lindje, thotë Zelensky

14 mars 2023 | 08:02

E ardhmja e Ukrainës varet nga rezultati i betejave në pikat kyçe në lindje të vendit, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky.

Në fjalimin e tij të natës, udhëheqësi ukrainas tha: “Është gjendje shumë e rëndë në lindje – shumë e dhimbshme”.

“Ne duhet të shkatërrojmë fuqinë ushtarake të armikut dhe do ta shkatërrojmë atë”, citohet të ketë thënë më tej ai.

“Bilohorivka dhe Marinka, Avdiivka dhe Bakhmut, Vuhledar dhe Kamyanka – dhe vende të tjera – aty ku është duke u vendosur lloji i së ardhmes që do të kemi”.

“Aty ku po luftohet e ardhmja e të gjithë ukrainasve”.

Zelensky ka folur edhe për situatën energjetike në Ukrainë ku infrastruktura energjetike e vendit është goditur disa herë nga sulmet ruse, me shqetësime të veçanta për sigurinë e centraleve bërthamore.

Ai ka thënë se sektori i energjisë “është normalizuar”, duke shtuar: “Në fakt, ne po plotësojmë nevojat energjetike të ukrainasve në të gjithë territorin e lirë të shtetit, në përputhje me aftësitë gjeneruese”.

“Ne vazhdojmë të përgatitemi për sezonin e ardhshëm të ngrohjes, si për akumulimin e burimeve, ashtu edhe për mbrojtjen e objekteve tona energjetike”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid ka shënuar fitore minimale si mysafir i Sporting…