E ardhmja e Youngut, larg Interit
21 prill 2021
| 13:57
E ardhmja e Ashley Young duket se do të jetë larg Serisë A.
Mbrojtësit i skadon kontrata në fund të sezonit me Interin dhe drejtuesit e klubit zikaltër, për momentin, nuk i kanë ofruar rinovimin e kontratës.
Sipas mediave italiane, 35-vjeçari me shumë mundësi gjatë mekatos së verës do të rikthehet në kampionatin anglez tek Watfordi, skuadër në të cilën ai është promovuar si lojtar.