E bija e aktores së njohur nuk ia lë mangët përgjigjen ndjekëses: Zjarri është ndezur…
Ajo është një nga aktoret më të bukura në Shqipëri. Është fjala për, Arjola Demirin, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Bukuroshja nga Tropoja, e cila është edhe nënë e tre fëmijëve, poston foto e video të ndryshme në profilin e saj në “Instagram”.
Së fundmi, Arjola ndau me ndjekësit një mesazh që e dha së bashku me vajzën e saj, Alesia. E teksa postimi i saj u pëlqye shumë nga fansat, ishte njëra që i shkruante fjalë aspak të këndshme.
“Si ka mundësi që i ke vajzat kaq të shëmtuara dhe s’të kanë ngjarë hiç?”, i shkruan dikush. Aktorja ja ka lënë vetë në dorë Alesias përgjigjen. Ajo e ka filmuar momentin kur i tregon mesazhin gjithë urrejtje të ndjekësit, dhe reagimi i të voglës është sa epik aq edhe emocionues.
Teksa merr një çakmak dhe e ndez, Alesia thotë me vetëbesim në anglisht: “Zjarri është ndezur!”.
Më pas ajo vazhdon: “Kush të pyeti? Tjetër: Nuk jam pasqyra jote. Nuk e di kush je ti. Më fal por ke nevojë për ndihmë! Gjëja më e bukur te njerëzit është truri i tyre dhe unë e kam një, kam edhe pamjen e jashtme. I kam të dyja kështu që mirupafshim!”.
Nga ana tjetër Arjola, e aprovon këtë reagim dhe shkruan “Duajeni veten”.