E bija e Anton Çettës emërohet drejtoreshë e Parqeve në Komunën e Prishtinës
19 janar 2022
| 21:54
Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, ka prezantuar një pjesë të stafit të tij që do të jenë në kabinetin qeverisës.
Rama ka bërë te ditur se e bija e Anton Çettës, Donika, do të jetë drejtoreshë e Parqeve.
Anton Çetta ishte shkrimtar, profesor letërsie e patriot shqiptar, i njohur edhe për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.