E bija e Azem Hajdarit, Rudina, formon parti të re
U bë deputete nga listat e PD-së dhe kur partia e saj dogji mandatet, Rudina Hajdari qëndroi në Kuvend dhe tani do të ketë partinë e saj. Hajdari do të zyrtarizojë lëvizjen e re politike për të garuar në zgjedhjet e 2021.
Vajza e Azem Hajdarit thotë se projektin e ri politik po e përgatit me ajkën e shoqërisë, ndërsa objektiv është rinia, me të cilën shpreson që bëjë ndryshimin.
Postimi i plotë i Rudina Hajdarit:
Beteja për hapjen e listave u fitua falë mbështetjes së shumicës absolute të shqiptarëve. Jam e bindur se do i hapim 100%. Uroj që të njëjtën mbështetje ta ketë edhe për projektin e ri politik, i cili do të synojë bashkimin e tyre, që duan punën e ndershme dhe e shohin të ardhmen në këtë vend, kundër atyre pak të pangopurve që kanë 30 vite që majmen në kurriz të djersës së shqiptarit të ndershëm.
Jam e bindur se projekti i ri politik që po përgatisim me ajkën e qytetarisë do të bashkojë së pari rininë studentore e cila ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimit.