E bija e heroit Jusuf Gërvalla, Donika, i pret Osmanin dhe Konjufcën në Dubovik

17 janar 2023 | 12:32

Presidentja Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, u pritën sot nga e bija e heroit Jusuf Gërvalla, zv/.kryeministrja Donika Gërvalla, në votrën e tyre, në Dubovik.

“Liria mbanë edhe emrat e Jusufit, Bardhoshit e Kadriut, kurse ne mbajmë të skalitur emrat e tyre jo vetëm në kujtesë, por edhe si referencë se si një jetë e tërë vihet në shërbim të atdheut”, ka shkruar Osmani në “Facebook”. Ajo ka theksuar se Jusufi ishte jo vetëm një zë i veçantë në letërsi, gazetari e muzikë, por mbi të gjitha zëri i të vërtetës dhe lirisë sonë! “Ai lindi artist, veproi si patriot e vdiq si hero. Gërshetimi i këtyre tri tipareve e shndërroi Jusufin në një personalitet poliedrik, një ikonë të kohës, një patriot që ëndrrën për liri e projektoi herët”, ka shkruar Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se…