E bija e heshtur e heroit, kapiten Memo Nexhipi
75 vjet me pare ra në krye të batalionit që komandonte, në Vidohove, kapiten Memo Nexhip Bejko, 23 vjeç, ish-partizan, nga Tepelena.
Luftoi me trimeri bashke me batalionin kundër monarko-fashisteve greke që kishin mesyre me 2 gusht 1949 e kishin kaluar kufirin shenjtë shqiptar.
La pas gruan, djalin dhe një vajzë për të cilën kemi sjell një koment nga jeta e saj si studente.
E bija e Heroit, kapiten Memo Nexhipit.
Në orën e leksionit të Historise se Shqipërisë në vitin e katërt të Degës së Historisë e të gjeografisë, me 1972 (në sallën e madhe të leksioneve ku merrte pjesë gjithë kursi) duke shpjeguar luftën kundër provokacioneve te monarko-fashisteve greke më 1949 profesori permendi për heroizëm kapiten Memo Nexhipin, Hero i Popullit, ish komandant batalioni, 23 vjeç, që kish rënë duke luftuar më 2 gusht të atij viti në mbrojtje të postës kufitare të Vidohovës.
Diku nga fillimi i salles u degjua një -oh-, si rënkim dhe pedagogu, duke kujtuar se dikush ishte sëmurë, ndaloi dhe tha, në se dikush nuk e ndjen vehten mirë, mund të dalë të qetsohet.
Por askush nuk u ngrit dhe kjo gjë nuk u përsërit.
Pas leksionit u muar vesh se lotët dhe pasthirrma i kishin dalë nga shpirti Violeta Bejkos, një studente nga Korca, fjalëpaktë e shumë e sjellshme.
Violeta?, po pse?!, ishte pyetja e shokëve dhe e shoqeve.
-Se Violeta qenka vajza e Memo Nexhipit, ishte përgjigja kaq shumë e vonuar për tu njohur.
-Ua, po si nuk e denim ne!!!
Ish një kohë që disa nga bijtë e atyre që punonin në administratën e lartë shtetërore, shisnin mënd me emrat e baballarëve e nënave të tyre, madje merrnin edhe provimet!
Violeta Bejkon e kishim pasur 4 vjet mes nesh dhe nuk e njihnim këtë fakt, as ne studentët e kursit por as pedagogët dhe administrata e fakultetit.
Nuk kish nevojë për fjalë, kjo ishte modestia e vajzës së Heroit, e bijës së Kapitenit. Por ishte edhe nje shfaqje pakujdesie e pakuptueshme e administratës së Fakultetit po dhe vetë kursit tonë të studentëve që na dhëmbi në shpirt.
Babai e kishte lënë Violetën të vogël fare, me nënën dhe vëllain. Për fat të keq Violeta Bejko u nda nga jeta shumë herët, pak vite pas mbarimit të Fakultetit.
Por emri dhe vepra e Memo Nexhip Bejkos do të kujtohen brez pas brezi me nderim të veçantë.
Foto e Kapiten Memo Nexhip Bejko, Hero i Popullit.
(Marrë nga faqja e Sali Onuzit)