E bija e Trump “çmend” liderët e botës me paraqitjen e saj në Zvicër
22 janar 2020
| 15:38
Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Jared Kushner shoqëruan presidentin amerikan, Donald Trump në Davos të Zvicrës.
Ata morën pjesë në Forumin Ekonomik Global, ku shefi i Shtëpisë së Bardhë mbajti edhe një fjalim. Mirëpo, ashtu siç çdo herë, Ivanka Trump arriti të marrë të gjithë vëmendjen.
E bija e Trump u shfaq fillimisht e veshur më një fustan të zi të gjatë dhe një rrip flori. Më pas 38-vjeçarja ndërroi veshjen, duke zgjedhur një fustan të gjelbër. Këtë fustan ajo e veshi në darkën që u zhvillua me njerëzit më të rëndësishëm në botë.