E bija infermiere shikon babain duke vdekur nga Covidi
24 dhjetor 2020
| 11:10
Një foto prekëse është shpërndarë në të gjithë mediat sociale, dhe ai është momenti kur një infermiere shihet duke përkëdhelur fytyrën e një të moshuari në shtratin e një spitali.
Jose Garcia 68-vjeç nga New Mexioco ishte infektuar me Covid-19 në datën 6 Nëntor dhe gjatë javëve gjendja e tij filloi të përkeqësohej.
Mediat e huaja bëjnë me dije se vetëm vajza e tij Carolina Garcia nga 9 fëmijët kishte mundësi ta shihte babain e saj ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes mund ta shihnin vetëm nga dritarja dhe të luteshin për të. Infermieria, njëkohësisht dhe vajza e tij ishte e detyruar t’i thoshte babait se nëse ndihet i lodhur dhe nuk mundet dot më, ajo do i fikte aparatet dhe do e linte të pushonte në paqe.