E blen votën 100 euro për me pasë qasje në buxhetin 12-15 miliardë euro gjatë katër vjetëve

22 dhjetor 2024 | 16:57

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e quajti blerje të votës vendimin e qeverisë për t’ua ndarë nga 100 euro fëmijëve dhe pensionistëve më pak se dy muaj para zgjedhjeve parlamentare.

“E blen votën 100 euro per me pas qasje ne nje buxhet prej 12 deri 15 miliardë për katër vite qeverisje. Kur ke qasje ne 12 deri 15 miliarde Euro, ke mundesi te pakufishme me i shperbly vllaznit, dajet, familjaret, dostat, shoket dhe shoqet ne media me subvencione 100 mije Euro disa here, me pozita ne institucione publike, me ble kritiken me sponzorizime ne fushate, etj etj etj”, shkroi Miftaraj në një postim në Facebook.

Kur qytetarët i nënshtrohen pushtetit, ai tha se edhe e mbrojnë atë.

“100 Euro femija i nje prindi ne rast social qe mbijeton me 200 e ca Euro ne muaj, 100 Euro femija e punetorit ne privat dhe publik me page 300 deri 500 Euro, 100 Euro djali i ministrit, deputetit dhe ambasadorit, 100 Euro djali i milionerit, 100 Euro djali i Oligarkut, e 100 Euro djali i punetorit ne Trepçe. Sigurisht se kur iu ke nenshtru pushtetit, del e mbron pushtetin, e shan e kritikon opoziten e secilin qe ka mendim ndryshe ose kerkon nje qeveri normale ose nje kryeminister normal”, shkroi Miftaraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rënia dramatike e regjimit të Bashar al-Assad në Siri shënon…