![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/shakira.jpg)
E bujshme nga Spanja, Shakira mund të përballet me 8 vite burg
29 korrik 2022
| 12:50
Një prokuror spanjoll ka kërkuar që superylli kolumbian Shakira të dënohet me 8 vite burg dhe 23 milionë euro gjobë për evazion fiskal, sipas gazetës El Pais, shkruan Reuters.
Zyra e prokurorit spanjoll dhe përfaqësuesit e Shakirës nuk komentuan në lidhje me çështjen, sipas AFP.
Këtë javë, ylli i popit refuzoi një marrëveshje nga zyra e prokurorit për të hequr dorë nga rasti duke e akuzuar atë për mospagimin e taksave nga viti 2012 në 2014, periudhë gjatë së cilës Shakira tha se nuk jetonte në Spanjë.