E bukura dhe shëmtuara në romanin e Gëzim Aliut
Mergim Bekteshi
Letërsia shqipe, sidomos në fushën e prozës, u është nënshtruar disa rrethanave e rregullave kushtëzuese etike, nacionale, politike, të një shoqërie që lëngon nga shumë telashe, teksa poezia sikur i ka kapërcyer paksa këto turbullira ku jetonshoqëria, në tehun e së kaluarës që është në ndeshje të pashmangshme me të tashmën.
Këtë kapërcyell të mundimshëm Gëzim Aliu e paraqet me mjeshtri në romanin e tij “Në klubin e të shëmtuarve”. Ky roman, i botuar në vitin 2009 dhe ribotuarpas dhjetë vjetësh, më 2019, i vlerësuar nga lexuesit dhe nga kritika letrare, thyen paradokset e krijuara apo më mirë marrëzitë që shfaqen si trillime të panevojshme në jetën shoqërore nga disa shkrimtarë të prozës.
Rendi i krijuar shoqëror në roman, është e vërteta e kahmotshme në sjelljet dhe përditshmërinë e njeriut apo qenies homosapiens.
Pa u futur në shqyrtimin letrar apo paradigmat gjuhësore qëjanë trajtuar nga njohësit e kësaj fushe më parë lidhur me këtë roman, “Në klubin e të shëmtuarve” përmban guximin e autorit për të shfaqur ecejaket e njeriut, moralin dhe amoralitetin që ka zanafillë biblike, e që e bëjnë njeriun të fantazojë në realizimin eepsheve të shthurura, sikur për të plotësuar mendimet e Frojdit dhe për të menduar se shoqëria përpos normave të saj, është e përbërë edhe nga fshehtësitë që, aq sa mund të quhen pjella imagjinative, ato, në kreshtat e saj janë më se të pranishme në shoqëri p.sh., incesti që e gjejmë edhe te tragjeditë greke, por edhe te trajtesat shkencore në fushën e kriminologjisë dhe penologjisë.
Kur flasim për varësinë e njeriut edhe si qenie, edhe sivetëdije, i orientuar në kohë dhe hapësirë, Aliu me lehtësi epërshkruan gjendjen faktike, siç shprehen juristët, por që nga fryma, nëse do të kalonte në censurë, libri do të merrte notën e surrealizmit, do të kritikohej për shpërthim ndjenjash, por që në realitet njeriu jeton me këto doke dhe manifestime, i cili herë pas herë thyen norma shoqërore për të provuar prekjet, komplekset e marrëzisë, shpërfaqjen erotike apo siç thuhet në Kosovë, bëhet“njeri i dalun fare”. Këtë jetësim të vërtetë, kryepersonazhi i Aliut e rrëfen në vetën e parë, në një rrugëtim nga koha kur ai fillon të mbajë mend, kur jetonte në familjen e madhe në katund,nën një çati me axhallarët dhe kur gjumi i fëmijëve bëhej bashkë me prindër në një dhomë jo më të madhe se gjashtëmbëdhjetëmetra katrorë dhe kur shfaqja e “burrërisë” bëhej kur gruaja shqiptare trajtohej edhe me dajak e në këtë pështjellim nuk mungojnë as belatë me fqinjët, as incesti, masturbimi, përpëlitjetinstinktive erotike, ndjenja që mund të duken edhe të shëmtuara.
Në këtë perceptim të romanit lindin mëdyshjet e lexuesitlidhur me mendjen e personazhit kryesor, se a kemi të bëjmë me tabula rasa apo me mendimin epistemologjik. Nga përvoja empirike gjejmë tendosjen e autorit për të shprehur pakënaqësinë funksionale të personazhit, tendencat e tij për të ndrydhur epshet dhe funksionet e tjera shtazarake, për të përqafuar rendin shoqëror, rendin e neveritshëm që provokohet sa nga intuita epistemologjike aq nga mësimet e të parëve që e rrëshqasin në tabula rasa. Kur personazhi fillon të vizitojë “Klubin”, autori ia nisë ta bëjë leximin pak më të vështirë, duke nxjerr në pah mendimin filozofik për raportet mes të bukurës dhe të shëmtuarës, për jetëgjatësinë e njërës dhe për fundin e tjetrës. Kjo vërtetësi dhe logjikë është më e ngatërruar se pjesatjetër kur autori flet për “Kishte ardhur fundi i lirisë sime” (f.55), një pavarësi e personazhit duke ecur shkallëve të pasigurta,por që e ndjellin me lezet.
Pjesa më e vështirë e romanit është dalja nga “Klubi”,sepse hyrja në të është më se e lehtë, kur autori me zhdërvjelltësi artistike të tërheq për të kuptuar të shëmtuarën, peshën e vërtetëtë saj kohore. Rrëfimi sa ngjan me fantastiken, ndër të tjera, mund të thuhet se është edhe alegori për kontrollin shoqëror të një grupi, që lufton të sundojë mbi të bukurën. Në tërë këtë rrafsh personazhi hamendësohet, nuk arrin të jetë vetvetja, sa i ndikuar nga bukuria që e kërkon që nga fëmijëria, aq më tepër kur mosha e pjekurisë e tërheq si fusha e gravitetit drejt përplasjes në të shëmtuarën. Ky tip i realizimit të romanit shquhet për autentiken, sepse është vetë jeta që kemi kaluar, kush më shumë e kush më pak ndër këto horizonte dhe ku secili mund të gjejë dromca të vetvetes e jetës së vet.