‘E bukura fillon me ne’, ekspozitë me fotografi të personave me nevoja të veçanta
17 janar 2019
| 21:59
Të hënën në Prishtinë do të hapet një ekspozitë e veçantë.
Me fotografitë e personave me nevoja të veçanta, ekspozita ‘E bukura fillon me ne ‘, do të hapet nga Ambasadorja Nataliya Apostolova dhe Elvana Shala – Ambasadore e Vullnetit të Mirë.
Ekspozita përmban fotografi të realizuara gjatë eventit të modës për persona me nevoja të veçanta, në dhjetor të vitit 2018-të.
Ekspozita do të hapet me 21 janar, me fillim prej orës 12:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë, në Bulevardin “Nënë Tereza”.