E burgosura në burgun e Lipjanit bëri vetëvrasje me jelekun e saj

20 qershor 2020 | 20:08

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka dhënë detaje  për vetëvrasjen në burgun e Lipjanit.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës e burgosura bëri vetëvrasje me jelekun e saj

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka dhënë detaje shtesë për vetëvrasjen që ndodhi sot në burgun e Lipjanit.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 16:40, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka bërë bërë vetëvarje me jelekun e saj  duke e vendosur atë në dritare të dhomës e burgosura me inicialet D.R. 

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë. 

Që nga momenti i pranimit e dënuara ka qen e vendosur në tretmanin e pranimit, gjegjësisht në regjimin fillestar sipas planit Operativ të SHKK-ës dhe Rekomandimeve dhe Udhëzuesve të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve. E dënuara që nga momenti i pranimit në QKFL nuk ka pasur shqetësime, është kontrolluar vazhdimisht nga stafi shëndetësor psikologëja dhe punëtorja sociale dhe asnjëherë nuk ka shpreh shqetësime. 

Personi në fjalë ishte e dënuar për veprën   penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve. 

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të shtunën janë konfirmuar 75 raste me COVID-19 në Kosovë.…