
E dashura e Douglas Costas ‘çmend’ fansat me format e saj bombastike
Douglas Costa u dëmtua në sfidën që Juventusi zhvilloi me Fiorentinën dhe, po qëndron jashtë fushave të lojës deri në rikuperimin e tij të plotë.
Megjithatë braziliani tani ka gjetur një vend ku mund të ketë qetësi, pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Luis Ramos. Costa ka nisur një romancë me bukuroshen Natalia Feliks, e cila i qëndron lojtarit në krahë për çdo gjë në jetën e tij.
Lidhja mes dy personave ka nisur kohët e fundit dhe, mendohet se të dy kanë gjetur qetësinë tek njëri-tjetri. Natalia njihet për fotot e saj provokuese në rrjetet sociale, teksa ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve me format bombastike që ajo ka. Për shkak të lidhjes me sulmuesin e Juventusit ajo do të ketë mundësinë për tu bërë më e njohur edhe për faktin se lojtari ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale.