E dashura e Faton Hajrizit pas varrimit të tij: “Amaneti yt u shku në vend, qysh e ke lanë ashtu u ba”
11 gusht 2024
| 22:26
Liridona Shala, e dashura e Faton Hajrizit pas varrimit ka ndarë fotografi e momente të tyre të përbashkëta.
Përmes një video në Tik Tok ajo ka ndarë dhembjen e madhe për të dashurin e saj, të cilit iu dha sot lamtumira e fundit.
“Kam me të dasht krejt jetën, krejt jetën në zemrën time ke me u kanë. Oj dashni bre aty ku më ke than edhe mu amanet ma ke lan, më ke qu në Klinë ma ke tregu edhe xhaminë mi ke tregu krejt rrugët. Allahu na dhasht gajretin bre oj jetë. Amaneti yt u shku në vend qysh e ke lan ashtu u ba”, ka shkruar ajo në Tik Tok.