E dashura e Ronaldos: Nuk është e lehtë të jetosh me një të famshëm!
27 gusht 2019
| 11:18
Georgina Rodriguez ka qenë në një lidhje me futbollistin më të famshëm, që prej vitit 2016.
Georgina, e dashura e Cristiano Ronaldos ka pranuar se nuk është “aspak e lehtë” të jetosh në një lidhje me dikë aq të famshëm sa ai, por ajo ka theksuar se nuk do të ndryshonte asgjë.
25-vjeçarja ka rrëfyer se ishte “dashuri me shikim të parë” kur ata u takuan me Ronaldon.