E dëbojnë kryeministrin nga takimi: Idiot, na u shkatërrua jeta
02 janar 2020
| 16:33
Në Australi, banorët e një qyteti të dëmtuar nga flakët e zjarrit, e detyruan kryeministrin Scott Morrison të largohet me shpejtësi drejt makinës.
Banorët e zemëruar nga humbja e banesave, lëshuan fyerje dhe sharje ndaj kryeministrit. Ata thanë se jeta e tyre është shkatërruar.
Një grua refuzoi që t’i jepte dorën kryeministrit, derisa ai tha se do të ofrojë më shumë mbështetje për zjarrfikësit.
Një tjetër bërtiti: “Ti je një idiot”.
Temperaturat kanë shkuar deri në 46 gradë dhe zjarret kanë vrarë 17 persona në Australi. Kryeministri është kritikuar se shkoi në Havai për pushime, ndërkohë që vendi digjej nga zjarret.