E denoncoi rrejshëm 17 herë një person kinse ka kryer vepra penale, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

25 maj 2024 | 09:00

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Fushë Kosovë, meqë i njëjti përmes telefonit dhe aplikacionit “Lajmëro Policinë” ka denoncuar rrejshëm 17 herë një burrë, kinse ka kryer vepra penale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“NGACMIMI /LAJMËRIMI APO KALLËXIMI I RREMË – Fushë Kosovë 07.01/23.05.2024 – Koha e panjohur. I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimë mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në Kosovë ka përfunduar procesi i regjistrimit të popullsisë,…