E dhimbshme: 3-vjeçarin që e zuri flaka në shtëpi në Ferizaj ka djegie mbi 75 për qind në trup

26 dhjetor 2021 | 13:58

Doktori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla, ka bërë  me dije se fëmija 3-vjeçar i cili ka pësuar lëndime trupore nga zjarri në një shtëpi në Ferizaj është në gjendje të vështirë shëndetësore.

Sipas doktor Sylës, fëmija ka djegie mbi 75 për qind  të trupit dhe kjo e rrezikon jetën në maksimum.

“Fëmija ka djegie mbi 75 për qind të sipërfaqes së trupit gjendja shëndetësore është me të vërtetë e vështirë”, ka thënë  Syla për “GE”.

Ai ka thënë se fëmija është sjellë dje nga Spitali i Ferizajt.

“Për fat të keq, gjendja e fëmijës është shumë serioze, që ja rrezikon jetën në maksimum”, ka thënë Syla.

Dje rreth orës 17:00 policia është njoftuar për një incident zjarri në një shtëpi në Ferizaj. Nga flakët lëndime trupore ka pësuar një fëmijë 3 vjeç.

Sipas policisë, fëmija ishte brenda në dhomë në momentin kur kishte shpërthyer zjarri dhe i njëjti ka pësuar lëndime trupore.

Fëmija është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te incidenti me zjarr.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blera Deliu –…