E dhimbshme: Ky është i riu që pësoi lëndime të rënda trupore nga shpërthimi i zollës në Gjakovë

06 shkurt 2025 | 18:58

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në fshatin Dobriqë të Gjakovës, ku një i ri ka pësuar plagë të rënda trupore pas i shpërtheu një zollë aksidentalisht. Sipas informacioneve të para, viktima i ka të këputura të dy këmbët, si dhe ka lëndime në të gjithë trupin.

Nga QKUK e kanë konfirmuar për Sinjalin se gjendja e tij është e rëndë dhe se i njëjti është dërguar në Mjekësinë Intensive Qendrore për trajtim të mëtutjeshëm.

Sinjali ka mësuar se i riu që u lëndua rëndë është Arber Bibiqaj, rreth 20-vjeçar.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjakovë.

“Sot, rreth orës 01:20, një mashkull rreth 20 vjeç është dërguar për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga një mjet shpërthyes. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore, dhe sipas hetimeve fillestare, dyshohet se viktima, aksidentalisht ka shkaktuar shpërthimin e mjetit në shtëpinë e tij, në fshatin Dobrigje-Gjakovë.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për kryeministër nga koalicioni "Kosova Fituese", Ramush Haradinaj, prezantoi…