E dhimbshme: Ndahet nga jeta 23-vjeçarja Leonora Nuha, nesër i jepet lamtumira e fundit
Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në familjen Nuha nga fshati Nerodime e Epërme. Vajza e tyre, Leonora, pas një sëmundje është ndarë nga jeta në moshën 23-vjeçare.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerës përmes njoftimeve në rrjetet sociale.
Asaj do t’i jepet lamtumira e fundit nesër më datë 19.06.2023 në ora 17:00 në varrezat e fshatit Nerodime e Epërme.
Vëllai i të ndjerës, ka falënderuar të gjithë personat që i kanë ndihmuar financiarisht për shërimin e Leonorës.
“Sot motra ime Leonora ndërroi jetë, Allahu e shpërbleft me Xhenetin Firdeus I falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan financiarisht por edhe ata që na qëndruan afer në momentet tona më të vështira. Allahu ju shpërbleft me të mira të pafundme do ju jemi mirënjohës gjatë gjithë jetës”, ka shkruar vëllai i të ndjerës.