“E di që është e rrezikshme, por më jep adrenalinë”, rrjetet sociale po çojnë të rinjtë drejt “vdekjes”
Rrjetet sociale po nxisin të rinjtë drejt garave të çmendura me njëri-tjetrin për më shumë like dhe famë, por që shpesh herë i çojnë drejt vdekjes.
Nëse ju hedh një sy të shpejtë profileve të të rinjve shqiptarë kryesisht moshave 18-24, ka një mani të frikshme të reklamimit të videove duke ecur me shpejtësi skëterrë me makina në rrugët e Shqipërisë, por ajo që e bën edhe më të frikshme janë komentet që i përkrahin të tipi “Je njish. Uee sa shpejt ke ec lale! A ke noj garë me mu”.
Ndërkohë duke siç edhe po e ndiqni në viedon e mësipërme një i ri e thotë me zë dhe figurë se ëhstë i vëtedijshëm që shpejtësia ësstë e rrezikshme, por ai bën këtë gjë sepse i jep adrenalinë.
Java që sapo lamë pas solli me dhjetra aksidente në rrugët e vendit, por dhe disa viktima, ku më tragjikja ishte aksidenti që i mori jetën 3 të rinjve pranë rrethrrotullimit të Saukut në Tiranë, ku makina Audi A8 pasi theu hekurin mbajtës në mbikalim fluturoi në ajër dhe përfundoi në krahun tjetër të karrexhatës duke rënë mbi kofanon e një tjetër makine, e për pasojë humbën jetën shoferi 20-vjeçar Klevis Ruçaj dhe 2 mikeshat e tij pasagjere, Sikela Perroj dhe Erisilda Abedini.
Edhe pse 20-vjeçari ka tentuar të frenojë, shpejtësia më të cilën udhëtonte e bëri të pamundur që makina të ndalonte dhe tragjedia të mos kishte ndodhur.
Pas këtij aksidenti tragjik pati me qindra mesazhe dhe thirrje sensibilizuese që të ndryshojnë masat ndëshkimore për tejkalim shpejtësie, mdaje kish nga ata që kërkuan edhe burg.
Por para se të ndërhyjë shteti për të rritur masat ndëshkimore, në radhë të parë familja dhe gjithë shoqëria duhet të këshillojnë njëri-tjetrin për të kuptuar se shpejtësia e madhe nuik sjell famë, por vdekje.