E diel e qetë në veri, Lulzim Hetemi nuk e lëshon komunën

11 qershor 2023 | 20:47

Situata e qetë, ka ndikuar në pakësim të trupave të KFOR-it e Policisë së Kosovës nëpër rrugët e qytetit.

Këtë situatë, mbase e ka shkaktuar edhe mungesa e kryetarit, Izmir Zeqiri, i cili punën po e zhvillon rreth tetë kilometra larg nga këtu.

Qetë ishte edhe në Leposaviq.

Nga dita në ditë, numri i protestuesve në Leposaviq është duke u zvogëluar.

Këtu, ndryshe nga Zubin Potoku, dhjetëra qytetarë u panë teksa qëndronin para objektit të komunës.

E nga objekti, tash e rreth dy javë, nuk ka dalur kryetari Lulzim Hetemi.

Në Leposaviq, trupat amerikane të KFOR-it janë zëvendësuar përkohësisht nga italianët.

Pak metra larg komunës, ndodhet stacioni i Policisë së Kosovës, të cilit, tash e disa javë i është shtuar numri i pjesëtarëve të policisë së Kosovës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, në gjithë veriun janë regjistruar dy incidente.

Në një rast, është raportuar për një tentim vrasje.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, pasi është therrur me thikë nga një i dyshuar serb, përgjatë një përleshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Dakaj, (alias Armagedoni), është drejtor i shtëpisë botuese “Armagedoni”…