E dinin të vdekur, jetonte mes luksit
18 tetor 2018
| 11:48
Policia franceze, në bashkëpunim me Europolin, arrestuan një person që kishte falsifikuar vdekjen e që jetonte mes luksit në Francë.
I dyshuari nga Ukraina u arrestua në Burgundi, pranë Dizhonit, ku jetonte në një kështjellë franceze, me një Rolls Royce Phantom klasike dhe mes veprash arti të Salvador Dalit.
Hetimet nisën në Janar, kur i dyshuari i bleu kështjellën (për tre milionë euro) një kompanie pronash nga Luksemburgu.