E diplomuara në Varshavë të Polonisë, kandidate për asambliste në kryeqytet
Saranda Berisha, është kandidate për asambliste e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Prishtinë.
Ajo ka lindur në Prishtinë dhe është rritur në lagjen Ulpiana.
Shkollën fillore e ka përfunduar në “Hasan Prishtina” kurse të Mesmen në Gjimnazin e Shkencave Shoqërore “Sami Frasheri”.
Saranda studimet i ka mbaruar në Universitetin e Varshavës në Poloni, drejtimi Marrëdhënie Ndërkombëtare. Përvojën profesionale e ushtron në fushën e hulumtimeve politike dhe ekonomike.
Angazhimin politik e ka filluar në moshë të re, në qytetin e Prishtinës, ku edhe është kandidate për asambliste.
“Angazhimin politik e kam filluar në moshë të re, në qytetin e Prishtinës, duke qenë kështu si Delegate në radhët e Lidhjes Demokratike te Kosovës në degën e IV”, ka treguar ajo.
Qëllimi i kryesor i inkuadrimit në politikë për Sarandën është fuqizimi i të rinjve dhe grave në sferën ekonomike dhe politike.
“Qëllimi i kryesor i kyçjes në politikë për mua ka qenë dhe gjithnjë do të mbetet fuqizimi i të rinjve dhe grave në sferën ekonomike dhe politike. Si e lindur dhe e rritur në kryeqytetin tonë Prishtinën, gjithmonë e kam ëndërruar që të jetë vendi i mundësive të shumta për të rinjtë dhe gratë. Besimi i çdo qytetari do të jetë një shpresë për krijimin e këtyre mundësive dhe do të jetë zëri i përfaqësimit të tyre. Besimi juaj do të jetë përgjegjësi më madhe për mua”, ka thënë Saranda Berisha, e cila në listën e LDK-së për Prishtinën mban numrin 36.