E djathta ekstreme në Francë feston fitoren, kërkon shumicën
Dje u mbajt rundi i parë i zgjedhjeve parlamentare në Francë, ku u konfirmua dominimi i së djathtës ekstreme dhe ia hapi asaj portat e pushtetit.
Mbështetësit e Asamblesw Kombwtare kundër imigracionit të Marine Le Pen brohoritën ndërsa ajo tha se “blloku makronist i presidentit është zhdukur plotësisht”, raporton BBC.
Sipas rezultateve paraprake, Tubimi Kombëtar ka rreth 33.2 për qind të votave, aleanca e krahut të majtë 28.1% dhe aleanca e qendrës e presidentit Emmnauel Macron 21%.
“Unë synoj të jem kryeministër për të gjithë francezët, nëse francezët na japin votat e tyre”, tha udhëheqësi 28-vjeçar i Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella.
Asnjëherë më parë e djathta ekstreme nuk ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare franceze..
Ajo që Marine Le Pen dhe Jordan Bardella duan është një shumicë absolute prej 289 vendesh në Asamblenë Kombëtare me 577 vende.