E duan të gjithë, shikoni çfarë ka humbur Neymari (Foto)
13 gusht 2019
| 12:02
Është bërë e famshme për një lidhje e cila nuk kishte zgjatur shumë me yllin brazilian Neymar. Por edhe pas ndarjes nga braziliani fama e saj nuk është zbehur, por vetëm është rritur.
Modeluesja kroate, Soraja Vuceliq vazhdon të marrë vëmendjen e medieve rozë për fotot seksi dhe provokuese të cilat ajo poston në Instagram.
Së fundmi 33-vjeçarja e ka bërë publike llogarinë e saj në “Instagram” duke bërë që numri i ndjekësve të rritet ndjeshëm.
Ajo ka qenë kryefjala e medieve rozë me fotot e publikuara në rrjetet sociale të cilat janë realizuar kryesisht në plazhin e “Marbellas” në Spanjë, ku modeluesja kroate është duke kaluar pushimet dhe po argëtohet pa fund, por këtë herë “single” duke i kujtuar Neymar se çfarë ka humbur.