‘E dyta në Evropë për zhvillim’, Kurti: Kosova destinacion lider për investitorët
18 gusht 2024
| 17:34
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka publikuar një raport të ri të “FDI Intelligence” nga “Financial Times”.
Ky raport, tregon se ” Kosova renditet e dyta në Evropë për zhvillim dhe e pesta në të gjithë botën”.
Kurti ka thënë se sipas këtij raporti “Kosova renditet e 4-ta në botë për përmirësim nga viti në vit nga viti 2022 në 2023”. “Një dëshmi më shumë se progresi demokratik dhe ekonomik në Kosovë ecin paralelisht, duke e bërë vendin tonë një destinacion lider për investitorët e huaj”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.