E enjtja, vendimtare për demarkacionin
Seanca e jashtëzakonshme për votimin e demarkacionit pritet të mbahet nesër (e enjte) në orën 11:00.
Kjo është kërkesa që i ka drejtuar kryeministri Ramush Haradinaj kryesisë së Kuvendit të Kosovës, shkruan “Epoka e re”.
Ai ka shprehur optimizëm që projektligji i demarkacionit do të përkrahet nga të gjithë deputetët e Kuvendit sepse, sipas Haradinajt, ratifikimi i kësaj marrëveshje është vendim i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës.
Edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, ka shprehur optimizëm se të gjithë deputetët nga të gjitha partitë do të votojnë pro demarkacionit.
Ai ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi do t’u mundësonte qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm nëpër Evropë.