E fejuara e Dybalas sërish pozitive me coronavirus

03 prill 2020 | 11:10

Oriana Sabatini, e fejuara e Paulo Dybala, ka njoftuar me anë të një postimi në Intsagram, se është sërish pozitive me coronavirus.

“Më 21 unë dhe Dybala rezultuan pozitiv, pas 3 ditësh isha negative ndërsa dje isha sërish pozitive. Nuk e di si funksionon dhe pse brenda pak ditësh gjërat ndryshuan. Mbase ishte fals testi kur dola negative. Kjo tregon sa pak gjera dimë për këtë virus. Gjithsesi, ne jemi shumë mirë thuajse nuk kemi asnjë simptomë”, u shpreh ndër të tjera e fejuara e Dybalas e cila shtoi se vijon të jetë në karantinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Balerini i njohur shqiptar Ilir Shaqiri ka shkruar një mesazh…