A e fitoi Botërorin presidentja e Kroacisë? (Foto)
Harrojeni futbollin. Më shumë se çdo gjë tjetër, Botërorin “Rusia 2018” e ka karakterizuar pasioni i çmendur i tifozëve.
Dhe, këtë e ka portretizuar më së miri presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq, sensacioni më i fundit i rrjeteve sociale, që ka fituar zemrat e të gjithëve.
Anglia mund të jetë akoma e mllefosur për humbjen ndaj Kroacisë, ku iu ka pamundësuar të arrijë finalen e Kupës së Botës për herë të parë prej vitit 1966.
Por, mund t’ia ketë vlejtur të shohësh pasionin e presidentes kroate në finalen e Botërorit.
Kolinda e këtij botërori ka shikuar disa ndeshje në ulëset e zakonshme dhe jo në pjesët “VIP” të stadiumeve të Rusisë, raporton “Express”.
Derisa liderët e tjerë janë paraqitur me kostume të errëta në stadiume, Grabar-Kitaroviq shihej e veshur me ngjyrat e Kroacisë.
Ajo dukej se po e shijonte çdo sekondë të Botërorit. Ka përqafur ngrohtësisht të gjithë futbollistët kroatë, francezë, por edhe arbitrat.
Ndërsa festa e saj nuk po ndalej. Ajo është parë teksa festonte në zhveshtoren e futbollistëve kroatë, të cilët kanë përfunduar Botërorin në vendin e dytë.