![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/arrestim-policia.jpg)
“E fotografoi qytetarin tjetër duke votuar” – Arrestohet një votues në Podujevë, sulmoi zyrtarët policorë
09 shkurt 2025
| 11:15
Një person është arrestuar në SHFMU “Xheladin Rekaliu” në Podujevë, pasi dyshohet se e ka fotografuar votën dhe pastaj i ka sulmuar zyrtarët policorë.
Detaje në lidhje më këtë ka dhënë drejtoresha e shkollës “Xheladin Rekaliu”, Arjeta Bashota.
Ajo ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 7:40, ku një qytetar e ka fotografuar qytetarin tjetër duke votuar.