E frikshmja që na mbron
“Argëtimi” me histori rreth rreziqeve është një strategji e frikshme, efektive dhe e vlefshme. Histori të tilla na lejojnë të mësojmë për grabitqarët e mundshëm ose situata kërcënuese që njerëzit e tjerë kanë hasur, pa pasur nevojë të përballemi vetë me to. Rreziqet e ekzagjeruara të përbindëshave të trilluar krijojnë reagime të forta emocionale dhe të sjelljes, duke na familjarizuar me këto reagime kur duhet të përballemi me më shumë rreziqe tokësore.
Magjepsja jonë me gjërat që mund të na dëmtojnë ose të na vrasin nuk kufizohet vetëm tek grabitqarët. Ne gjithashtu mund të tërhiqemi nga tregimet mbi situata të tilla si shpërthimet vullkanike, pandemitë, stuhitë e rrezikshme dhe një shumëllojshmëri ngjarjesh apokaliptike. Këtu shfaqet me të vërtetë magjia e një historie të frikshme: është e vetmja mënyrë për të mësuar dhe për të stërvitur reagimin tonë ndaj rreziqeve me të cilat duhet të përballemi.
Shumica e njerëzve ndiheshin mjaft të pasigurt për të ardhmen në vitin 2020. COVID e kishte futur botën në një pandemi globale. Qeveritë po kufizonin lëvizjen, bizneset po mbylleshin dhe mënyra e jetesës me të cilën ishin mësuar shumë njerëz, po ndalej.
Por disa prej nesh e kishin parë tashmë diçka të tillë. Më pak se një dekadë më parë, virusi meningoencefalitik 1, ose MEV -1, po bënte kërdinë. Ai u përhap me shpejtësi të tmerrshme dhe pa patur nevojë për kontakt të ngushtë në metro, ashensorë dhe hapësira publike.
Përgjigja ndaj MEV -1 parashikoi atë që do të ndodhte në vitin 2020 me COVID: udhëtimet u ndaluan, bizneset u mbyllën dhe njerëzit filluan të grumbullonin furnizime. Disa prej tyre filluan të reklamojnë kura të dyshimta si mrekullibërëse.
Nëse nuk e mbani mend shkatërrimin mbarëbotëror të MEV -1, nuk duhet të keni parë filmin “Contagion”, një thriller i vitit 2011 me aktorë Matt Damon, Kate Winslet dhe Laurence Fishburne. Atyre që e kishin parë, mund t’u ketë sjellë dobi kur COVID u përhap në të gjithë planetin.
Në një studim në muajt e parë të pandemisë, ata që kishin parë të paktën një film me temë pandemike raportuan se ndiheshin shumë më të përgatitur për surprizat që kishte rezervuar COVID. Grumbullimi i furnizimeve, mbyllja e bizneseve, ndalimet e udhëtimit dhe kurat mrekullibërëse ishin të gjitha gjërat që fansat e “Contagion” i kishin parë; ata kishin luajtur tashmë me idenë e një pandemie globale përpara se të ndodhte ajo e vërteta.
Të mësuarit për të rifituar qetësinë dhe përshtatur përballë befasisë dhe pasigurisë duket të jetë një funksion kyç evolucionar i lojës. Angazhimi në lojë, që simulon situata rrezikuese i ndihmon gjitarët e mitur si këlyshët e tigrit dhe këlyshët e ujkut të praktikojnë shpejt e qetësisë emocionale. Këtë e bëjnë edhe njerëzit. Kini parasysh një festë në oborrin e shtëpisë ku fëmijët e vegjël bërtasin nga frika dhe kënaqësia teksa ndiqen pas nga një prind që po argëtohet, i cili kërcënon, me krahët e shtrirë në pozë përbindëshi, “Do të të kap!” Gjithçka është thjesht argëtim dhe lojë, por është gjithashtu një shans për fëmijët që të përpiqen të mbajnë kontrollin motorik kur gjenden nën stres, në mënyrë që të mos bien në tokë.
Studiuesit që studiojnë argëtimin dhe lojërat e njerëzve kanë argumentuar se rënia e lojërave emocionuese dhe të pastrukturuara gjatë dekadave të fundit ka kontribuar në një rritje të ankthit në fëmijëri, gjatë po kësaj periudhe kohore. Këndet e lojërave të shkollave dhe parqet kanë qenë arena për këtë lloj loje, por një theks i shtuar në sigurinë e këndeve të lojërave ka hequr këtë mundësi. Mos të keqkuptohemi: siguria është gjë e mirë. Shumë kënde lojërash të së kaluarës ishin të rrezikshme, me shkallët që ngjiteshin deri 20 metra në rrëshqitëse të ndryshkura. Por bërja e këndeve të lojërave tepër të sigurta dhe sterile mund të ketë pasoja të padëshiruara, duke përfshirë privimin e fëmijëve nga mundësitë për të mësuar për veten dhe aftësitë e tyre për të menaxhuar situata sfiduese dhe të frikshme. Fëmijët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë njëfarë pavarësie, e cila shpesh përfshin një lojë të rrezikshme.
Çfarë mund të mësojmë nga prirja njerëzore për lojëra të frikshme? Së pari, mos kini frikë të dilni atje përjashtë dhe të eksploroni botën tuaj, edhe nëse ndonjëherë kjo shkakton pak frikë. Së dyti, sigurohuni që kurioziteti juaj po ju edukon për rreziqet në një mënyrë që është e dobishme për ju. Me fjalë të tjera, mos ngecni duke kërkuar lajme shqetësuese në internet; është një kurth kurioziteti morbid që, ashtu si karamelet, ju mban si konsumues, por nuk bën asgjë për të kënaqur nevojën tuaj për nxitje.
Në vend që të kaloni orë pa fund duke shfletuar lajme negative, merrni një ose dy tema për të cilat dëshironi të dini më shumë dhe bëni një zhytje më të thellë që ju bën të ndiheni të kënaqur që keni vlerësuar rrezikun dhe jeni fuqizuar për të bërë diçka.
Ju gjithashtu mund të tregoni ose dëgjoni histori të frikshme me të tjerët dhe t’i përdorni ato si një pedanë, për të menduar për rreziqet reale me të cilat përballemi. Shikoni një film për një apokalips, shkoni në një shtëpi të braktisur, vishuni me kostum për të shkuar në një “festë zombie” ose kaloni një natë argëtuese në shtëpi duke biseduar me miqtë se si do t’i mbijetoni fundit të botës. Dhe në fund, nxisni kreativitetin dhe luani në hapësira ku graviteti i një situate përndryshe mund të jetë dërrmues.