E ftuan dhëndrin në banesë, e pastaj e bënë për spital
Përleshjet mes miqve e familjarëve në vendin tonë nuk janë të rralla dhe në shumicën e rasteve përfshihen edhe familja e nuses dhe e dhëndrit. Për motive të ndryshme, shumë prej tyre përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë për zgjidhjen e telasheve.
Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në një banesë në rrugën “Bukureshti” në Pejë, ku një person ka pasur telashe.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur të dielën pasdite dhe motivi i konfliktit mes tyre që eskaloi në dhunë fizike dyshohet të jetë një mosmarrëveshje që viktima e kishte pasur me bashkëshortin e saj. Sipas informacioneve që ka Sinjali, të dyshuarit fillimisht e kishin ftuar te banesa e tyre dhëndrin, e më pas e kanë rrahur me grushte, shqelma e një shufër, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Rasti është denoncuar menjëherë në Polici nga viktima, i cili ka rrëfyer në detaje atë që kishte ndodhur, teksa pas një kohe të shkurtër, të dyshuarit janë dorëzuar vet në stacion policor.
Të njëjtit janë intervistuar nga hetuesit policorë në lidhje me veprën me të cilën ngarkohen dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit që të tre janë dërguar në mbajtje.