E futën në veturë dhe e kërcënuan, i kërkuan ta mbyllë biznesin
04 gusht 2024
| 09:26
Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke hyrë në banesën e tij, dy persona e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë futur në veturë.
Ai ka thënë se ia kanë marrë paratë, dy kartela bankare dhe se kanë kërkur nga ai ta mbyllë biznesin.
Rasti po hetohet.
“RRËMBIM & GRABITJE- Prishtinë / 01.08.2024 – 23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjersa kishte qenë duke hyrë në banesën e tij dy të dyshuar të maskuar duke e kërcënuar me armë e kanë futur në veturën e tij dhe ja kanë marrë: paratë, dy kartela bankare dhe kanë kërkuar nga viktima që ai ta mbyll biznesin e tij. Të dyshuarit kishin dalur nga vetura dhe larguar nga ai vend. Rasti është duke u hetuar.”