E gjeti dhe dorëzoi në polici një portofol me para dhe dokumente

17 maj 2021 | 11:00

Më 15 maj, një veprim i mirë i një qytetari në Prizren, ka treguar një kulturë te një qytetari të mirë, pasi në oborrin e një qendre tregtare, e gjeti një portofol me dokumente dhe para të konsiderueshme. Të njëjtat i ka dorëzuar menjëherë në polici.

“Policia pasi kontrolloi dhe verifikoi dokumentet dhe parat, i regjistroj me vërtetim këtë veprim dhe falënderoi qytetarin për kulturën e tij të treguar. Pas pak, në stacionin policor në Prizren, u paraqit edhe viktima e këtij rasti i cili kishte humbur këtë portofol, dhe në momentin që e paraqiti rastin, i njëjti u informua nga policia se dokumentet dhe parat janë dorëzuar në polici nga një qytetarë i cili i kishte gjetur dhe dorëzuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku…