E gjitha e zhveshur në pozat e fundit, Lady Gaga nuk i lë vend imagjinatës
03 nëntor 2021
| 16:45
Ikona e pop-it, Lady Gaga, është zhveshur e gjitha për realizimin e setit më të ri fotografik.
35-vjeçarja ka pozuar për numrin e fundit të “British Vogue”, ku së bashku me bashkëpunëtorët kanë zgjedhur që ajo të shfaqet nudo. Lady Gaga ka zbuluar tatuazhet e shumta që ka të gdhendura në trup.
Këngëtarja me famë botërore ka vështruar mjaft joshëse për kamerat, përpara publikimit të filmit të saj më të ri, “House of Gucci”.
Ajo është në rolin e Patrizia Reggjiani, gruaja e kreut të vrarë të Gucci, Maurizio Gucci, në filmin e Ridley Scott. “The Sun” shkruan se filmi do të dalë në fund të këtij muaji.