![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/11/Covid_1224__1_-600x360-1.jpg)
E gjithë familja vdes pas infektimit me Covid 19, shpëton vetëm foshnja
30 nëntor 2020
| 08:56
Në Rusi një familje e tërë ka vdekur nga Covid-19 për pak ditë. Një çift dhe një vajzë shtatzënë janë infektuar me koronavirus, por doktorët kanë arritur ta shpëtojnë vetëm një foshnjë.
Sipas medieve, një 64-vjeçar dhe gruaja e tij 61-vjeçare, bashkë me vajzën 36-vjeçare, kanë vdekur pas infektimit me Covid-19, raporton portali rus “Fontana.ru”. Fëmija është shpëtuar kur 36-vjeçarja ishte duke vdekur.
Sipas të afërmve të familjes, 64-vjeçari ka pasur një operacion në zemër, derisa dyshohet se gruaja dhe vajza janë infektuar gjatë vizitave në spital.
Më 5 nëntor e gjithë familja ka vdekur. Autoritetet në Petersburg do ta marrin kujdestarinë për foshnjën, ndërkaq raportohet se një kushëri dëshiron ta adoptojë atë.