
E gjithë vëmendja të Bleona Qereti, shfaqet me diamante në vlerë milionëshe në “Oscars”
04 mars 2025
| 11:29
Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka marrë vëmendje me paraqitjen e saj në “Oscars 2025”.
Krahas bukurisë natyrale, ranë në sy fustani si dhe aksesorët e saj, shkruan Indeksonline.
Aty shihet se është mbuluar me diamante për të cilat ka shkruar që janë 50 karatëshe.
Duke hulumtuar shohim se vlera e këtyre diamanteve varion nga 9.4 deri në 9.5 milionë dollarë.
Do të thotë Bleona për paraqitjen ka shpenzuar miliona dhe po duket tejet mahnitëse.