E gjithë vëmendja tek Demi Rose
05 dhjetor 2018
| 12:48
Ajo është kujdesur gjithmonë që të tërheqë vëmendjen dhe mbrëmja e së hënës nuk kishte si të bënte përjashtim për Demi Rose.
Demi u paraqit me një minifustan me një bust të “prerë” për të marrë pjesë në një darkë Krishtlindjesh të organizuar nga shitësi online, Oh Polly në Londër.
Modelja 23-vjeçare, u sigurua që t’i bënte të gjithë të kthenin kokat me dizajnin minimal të fustanit ngjyrë të kuqe që, ndër të tjera, ishte i hapur në zona të “rrezikshme”.
Të gjithë sytë ishin padyshim tek ajo kur arriti jashtë ambienteve, ku do të mbahej darka, së bashku me disa yje të relity-shoë-t, duke përfshirë Tallia Storm nga “Celebs Go Dating” dhe Amber Turner nga “TOËIE”.