E gjykojnë për lidhjen me afrikanin, aktorja u kthehet keq komentuesve: Mjeranë, dashuria nuk është vetëm seks
Adriana Matoshi vendosi vitin e kaluar që të bënte publike romancën e saj me futbollistin afrikan, Keith Groeneveld. Ata të dy duken shumë bukur e të lumtur krah njëri-tjetrit, e në rrjetet sociale nuk mungojnë dedikimet romantike.
Ndërkohë prej disa kohësh, Adriana ka marrë vendimin që t’i futet edhe politikës. Aktorja e njohur ishte në garë edhe në zgjedhjet parlamentare 2020 të Kosovës, në krah të Lëvizjes Vetëvendosje me numrin 60.
Adriana sigurisht nuk ka qëndruar pa u kthyer përgjigje. Ajo shkruan se “komentuesit meritojnë jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin”.
“Njerëzit si disa nga komentuesi meritojnë të jetojnë si mjerana, qashtu qysh e kanë shpirtin! Dashuria nuk është veç seks o gubana, po ajo që juve iu mungon më së shumti, ajo që ju dhemb e përflitni! Mjer ju për shpirtrat e zi që i keni, qysh s’ju vjen turp prej Zotit? Zoti na ka krijuar, Zoti na gjykon, e juve Zoti shpirtrat e zi jua bëftë të bardhë, se badihava që lëkurën e keni të bardhë e të zdralaftë deri në qiell! Faleminderit Dan për përkrahjen, ke qenë i drejtë gjithë e të pafsha gjithmonë kështu me zemër të madhe”, ka shkruar aktorja.