E godet policin me veturë dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor kanë tentuar ta vrasin ditën e martë në Prishtinë.
Policia bën të ditur se rastin ka ndodhur rreth orës 04:00, ku një person me veturë ka goditur zyrtarin policor, e më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
“Viktima mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se derisa kishte qenë në kryerje të detyrës afër një parkingu aty kishte vërejtur një veturë të dyshuar nga e cila kishin dalë tre persona të cilëve u kishin dhënë urdhër për ndalje, por dy prej tyre kishin ikur kurse një ishte futur në veturë dhe kishte filluar ta ngas veturën me shpejtësi mbrapa ku si pasojë e kishte goditë viktimën-zyrtarin e më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se si pasojë zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.