E goditi garuesen: Federata Evropiane e suspendon për gjashtë muaj trajnerin kosovar të Taekwondos

11 nëntor 2024 | 11:37

Valmir Fetiu, trajner i Kosovës në Taekwondo, është suspenduar për gjashtë muaj nga federata evropiane e këtij sporti.

Në Evropianin për fëmijë në Tiranë, Fetiu ka goditur me shuplakë garuesen e tij 8-vjeçare, që është edhe vajza e tij.

Incidenti është incizuar dhe bëri bujë të dielën.

Të hënën federata evropiane njoftoi se trajneri është suspenduar për gjashtë muaj nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare e vendore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot (e hënë)  pasdite do…