E hëna dita më e ftohët e javës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit gjatë pesë ditëve të ardhshme.
Gjatë kësaj periudhe kohore do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm.
Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira mesatare. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri -3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 2-5 gradë Celsius.
Ditën e martë moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore. Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 3-5 gradë Celsius.
Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët. Vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu, në viset e larta reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 4-6 gradë Celsius.
Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 5-8 gradë Celsius.
Të premten do të mbretërojë mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Parashihet të jetë dita më e nxehtë gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 6-10gradë Celsius.
Gjatë kësaj periudhe të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit e lehtë deri mesatare.
Apelohet te pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, për shkak se rrugët janë të rrëshqitshme dhe me ngrica, sidomos gjatë natës dhe orëve të para të ditës, përfundon njoftimi i Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës.