E hëna e kobshme për dy familje kosovare, dy të rinj vdiqën në rrethana të dyshimta

14 mars 2023 | 08:17

Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur dje në Kosovë. Një 22 vjeçar dhe një 23 vjeçare kanë vdekur në rrethana të dyshimta.

Pasditen e djeshme një djalë i moshës 22 vjeçare ka vdekur në shtëpinë e tij.

Ky rast ka tronditur familjen dhe gjithë të afërmit, teksa Prokurori i Shtetit e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë. Hetimet për këtë rast kanë nisur, ndërkohë që janë deklaruar edhe nga familja.

Në një njoftim me detajet për ceremoninë e varrimit, familjarët kanë bërë të ditur se 22-vjeçari ka vdekur si pasojë e një infarkti.

“Lajmërim – Ju njoftojmë se sot ( 13 Mars 2023 ) në moshën 22 vjeçare, pasi pësoi një infarkt, ka ndërruar jetë Valmiri Nipi Jem. Varrimi nesër Ne ora 16:00”, ka shkruar ai.

Një rast tjetër i rëndë dje ka ndodhur edhe në Mitrovicë, ku një vajzë e moshës 24 vjeçare është gjetur e vdekur brenda banesës së saj.

Rastin e ka konfirmuar edhe policia në rajonin e Mitrovicës ku e ka cilësuar rastin si vdekje të dyshimtë.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot në varrezat e fshatit Shipol.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe rasti të hapet si “Vdekje e dyshimtë. /Reporteri.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Masakra në “Panda” është bërë nga krerët e sotëm të…