E hodhi në tokë foton e Erdoganit, arrestohet turku
12 dhjetor 2021
| 14:00
Një person është arrestuar në Turqi me arsyetimin se ka hedhur në tokë fotografinë e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, shkruajnë mediat turke.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në zyrën e guvernatorit të Qarkut Eregli një ditë më parë.
A.Ç dyshohet se e ka marrë fotografinë e Erdoganit në hyrje të një ndërtese dhe e ka hedhur në tokë. Nga ekipet e policisë ai është vënë në mbajtje.
Lënda është proceduar më pas në gjykatë.